Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Hajdari prezanton projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministrja e Tregtisë dhe Insdustrië, Rozeta Hajdari ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Ajo tha se ky projektligj është i sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe sipas saj, ajo që është me rëndësi është pika që departamenti shndërrohet në Gjyaktë Komperciale dhe identifikon sfidat brenda sistemit.

“Gjykata nuk krijohet në ide të pa analizuara. Sektori privat ka kërkuar që një kohë të gjatë krijimin e kësaj Gjykate. Risitë e kësaj Gjykate Komerciale është se do të funksionojë në dy nivele, Themelore dhe të Apelit. Gjykata do të udhëhiqet nga një kryetar i vetëm. Në bazë të standardeve të parapara, kryetari do të ketë rol menaxherial por edhe do të kryejë punë të gjyqësorit”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka për obligim rekrutimin e gjyqtarëve të rinjë në këtë Gjykatë, sipas procedurave që i përcakton Ligji.

“Numri i shtuar i gjyqtarëve do të ndikojë në efikasitetin e punës, do të kompletohet me themelimin e njësisë ligjore brenda Gjykatës. E tërë puna e Gjykatës do të lehtësohet përmes sistemit të menaxhimit elektronik të lëndëve. Njëkohësisht do të mundësohet biznesit që të adresojë çështjet edhe të një shkallë. Gjykata Komerciale do të trajtojë të gjitha çështjet komerciale dhe do të shërbejë si platformë e rëndësishme për tërheqjen e investimeve nga jashtë”, tha ministrja Rozeta Hajdari.

Pas diskutimit, ky projektligj do të hedhet për votim në lexim të parë në Kuvend.