Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Gërvalla për Gjykatën Speciale: Nuk kam qenë dhe as nuk jam dëshmitare

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mohuar të jetë ftuar ndonjëherë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar.

E pyetur nga gazetarët ministrja Gërvalla tha që “as nuk kam qenë as nuk jam”.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla sot është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Grlić Radman.

 

Gërvalla: Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë