Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Gërvalla ftohet nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pranuar një ftesë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për të raportuar.

Në një njoftim për media të kësaj Ministrie thuhet se ky është një moment i mirë për Kosovën që të diskutojë për avancimin e agjendës evropiane.

“Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i Ministrisë:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pranuar sot një ftesë nga z. David McAllister, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.

Në ftesën e tij, z.McAllister, ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin.

Letrën e plotë të z. McAllister e gjeni në vijim: