Ministrja e Punëve të Jashtme, i del në mbrojte dhe lavdëron punën e Vitisë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dal në mbrojte ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka lavdëruar kolegun e saj, ku thotë që Vitia e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë situatën me pandeminë.

‘’Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë”, ka shkruar ajo.

“Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën’’, ka shkruar Gërvalla.

Kjo reagim i saj erdhi vetëm, pak kohë pasi deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta përmes një letre publike ka kundërshtuar punën e Ministrit Vitia.

 

Deputeti i ‘Listës Guxo’, ministrit Vitia: Kërkoju falje qytetarëve dhe mantilbardhëve për gjendjen e krijuar