
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla voton në diasporë
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka bërë të ditur se ka votuar në diasporë.
Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, Gërvalla është shprehur se ka votuar si mërgimtarët e tjerë në botë.
“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet”- ka shruar Gërvalla Schwarz, të shtunën më 08.02.2025.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 11:00 të ditës së sotme, 08.02.2025, në ambasada dhe konsullata kanë votuar 4 mijë e 390 qytetarë me të drejtë vote ose 21.60 për qind.
Të drejtë vote sipas KQZ-së kanë 20 mijë e 324 votues të cilët janë regjistruar për të votuar në përfaqësinë diplomatike.
Votimi nga jashtë vendi ka nis sipas kohës së planifikuar ka njoftuar KQZ dhe MPJD.