Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës viziton Agjencinë për Regjistrim Civil

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vizituar Agjencinë për Regjistrim Civil. Gërvalla dhe ekipa e saj përfshirë këtu edhe zëvendësminstren, Liza Gashi, u pritën nga Blerim Camaj, ushtrues i detyrës së drejtorit në këtë institucion.

Ministrja pa nga afër se si bëhen shërbimet që iu ofrohen qytetarëve për të vazhduar më pas edhe në pjesë tjera të ndërtesës.

Donika Gërvalla do të vazhdojë vizitën e saj më pas edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në ora 13:00, ku do të informohet  më shumë për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora gjatë pushimeve.