Ministrja e Kulturës tregon për aktivitetet kulturore në kohë pandemie

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka treguar për aktivitetet kulturore që janë duke u mbajtur në kohë pandemie.

Dumoshi në emisionin “Jeta në Kosovë” ka bërë të ditur se ka vendosur që të gjitha aktivitetet të shfaqen në rrjetet sociale.

“Ne jemi organizuar që të fillojmë me një program i cili është i filmuar, qoftë teatër, qoftë balet dhe t’i prezantojmë në rrjetet sociale. Gjithashtu edhe filmi  po shfaqet në televizion”, tha ajo.

“Filarmonia gjithashtu e ka pasur koncertin e parë për ditën e Kushtetutës, por është interesant në Facebook kur i shohim dramat, kanë një audiencë të madhe.  Teatri është organizuar edhe në komuna të tjera, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan sepse çdo teatër MKRS i mbështet”, ka shtuar Dumoshi.