Ministrja e jashtme sllovene Fajon pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Takimi ishte i mbyllur për media.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ajo pritet të takojë edhe kryeparlamentatin Glauk Konjufca.

Tanja Fajon ka qenë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.