Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën
21.2.2020 - 08:50
Kamina Smith, ministrja e Jashtme e Xhamajkës, ka reaguar mëngjesin e sotëm në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.
Njohja është përshëndetur nga të gjithë krerët institucionalë të Kosovës.