Foto: Ilustrim

Ministrja e Ekonomisë: Shumë shpejt do të nis faturimi i energjisë në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në emisionin “Kallxo Përnime” tha se brenda muajve do të nis faturimi i energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Besoj që kjo do të jetë shumë shpejt, duke qenë se është çështje e marrëveshje duhet dy palë për të bërë marrëveshje ne jemi në kontakt të vazhdueshme me BE rreth kësaj çështje. Brenda muajve do të nis faturimi”, tha ajo.

Rizvanolli komentoi edhe një marrëveshje të mundshme në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për shitje të qymyrit.

“Ne i kemi bërë të qartë se kemi vullnet politik për të realizuar këtë bashkëpunim. Në nivel politik kemi mirëkuptim dhe marrëveshje në parim kemi zotimit që të ndihmojmë njëri tjetrin për ti përballuar krizës. Kosova ka rezerva të mjaftueshme çështja është se sa që të realizohet mihja dhe nëse duhet investimet shtesë kjo është çështje që kompanitë janë duke diskutuar”, tha ajo.