Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja e Drejtësisë shkarkon 3 zyrtarë të Divizionit për mbrojtje juridike për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot 3 zyrtarë të Ministrisë të cilët kanë qenë të angazhuar si zyrtarë të Divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore të Dhomave të Specializuara në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Të shkarkuarit janë Dhurata Salihi, Astrit Gjocaj dhe Sami Bunjaku.

Në arsyetimin e shkarkimit të tyre thuhet se vendimi për emërimin e tyre është bërë përtej rregullores në fuqi për organizmin e brendshëm në Ministrisë e Drejtësisë.