Ministrja e Arsimit tregon se a u testua për COVID-19

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inoavcionit, Hykmete Bajrami nuk është testuar për të parë nëse është e infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar Bajrami në një intervistë për KALLXO.com.

“Jo, nuk jam testuar”, ka thënë shkurt ajo.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i gjithë stafi i zyrës së tij i janë nënshtruar analizave për COVID-19, të cilat kishin rezultuar negative për të gjithë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, kishte thënë se testet janë bërë për të parandaluar çdo dyshim për infektim nga coronavirus. Sipas tij, testet për COVID-19 i kanë bërë i gjithë stafi në kryeministri.

 

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 21 raste me pandeminë Covid-19.