Ministrja e Arsimit takohet me punëdhënësin e saj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e cila është edhe Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vizituar sot Rekoratin, ku është takuar me rektorin Marjan Dema dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Sipas një njoftimi për media, Bajrami e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit për rezultatet e arritura në këtë institucion të arsimit të lartë publik, ndërsa shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.

Ajo theksoi se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për të përmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.

Nga ana e tij, rektori Demaj falënderoi Bajramin dhe po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja.

Bajrami këtë javë e pranoi detyrën si ministre e re e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kabineti qeveritar i Albin Kurtit

www.kallxo.com