Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit reagon pas rastit të dhunës ndaj një fëmije në një kopsht

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka reaguar sot pas një rasti të raportuar se një edukatore ka përdorur dhunë ndaj një fëmije në një kopsht privat në Mitrovicë.

Ministrja ka bërë të ditur se edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës”- ka thënë Nagavci.

Në media është raportuar se një edukatore ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije në një kopsht privat në Mitrovicë.