Ministrja e Arsimit premton vlerësim të mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, tha se vlerësimi i mësimdhënësve do të bëhet por fillimisht në synimin e saj është forcimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Arsimit.

Sipas saj, në Inspektoratin e Arsimit janë mbi 20 pozita të paplotësuara.

“Puna në Inspektorat është shumë për të dëshiruar dhe kam kuptuar se në Inspektorat janë aktualisht diku 24-28 vende të paplotësuara në Inspektorat dhe do të kujdesemi që të shpallim konkursin dhe të punësohen persona që janë më të mirët”, tha Nagavci në “Kallxo Pernime”.

www.kallxo.com