Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit me veturë në vlerë 18 mijë euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci posedon veturë të tipit “Renault”, me vlerë prej 18 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi.

Të dhënat, ministrja i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në kuadër të deklarimit të pasurisë për vitin 2023.

Nagavci ka deklaruar si pronësi të përbashkët, një banesë 84.61 metra katrorë në vlerë prej 54 mijë euro.

Ministrja ka deklaruar mes tjerashm, se posedon 2,300 euro kursime në bankë.

Gjatë periudhës së deklarimit nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2022, Nagavci ka theksuar se ka pranuar mëditje për udhëtimet zyrtare jashtë vendit gjithsej 1.725,20 euro.