Ministria e Ambinetit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com

Ministrja e Ambientit në Shqipëri tregon se kur hyn në fuqi ligji për ndalimin e qeseve të plastikës

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, ministrja e Ambinetit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka folur për menaxhimin e ambinetit dhe për hyrjen në fuqi të Ligjit për mospërdorimin e qeseve plastike, përmes të cilit ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve të plastikës.

Ministrja Kumbaro ka bërë të ditur se nga 1 qershori në Shqipëri do të hyjë në fuqi Ligji për mospërdorim të qeseve të plastikës.

“Më 17 mars të këtij viti kemi në Shqipëri kemi miratuar një ligj, i cili ndalon shitjen, prodhimin, importimin e qeseve një përdorimshe të lehta të cilat sot jepen më së shumti falas në të gjithë territoirin e Shqipërisë”, ka thënë ministrja.

Tutje, ministrja ka bërë të ditur se “3.2 miliardë qese përdoren në vit në Shqipëri, të gjitha për shka të peshës së tyre të lehtë, për shkak të periduhës shumë të shkurtër të përdorimit, vetëm 12 minuta e mbajmë një qese te plastikës në dorë”.

Përdorimi i qeseve nga tekstili nuk do të jenë të subevcionuara nga Qeveria e Shqipërisë, çanta të tekstillit do të jepen për qytetarët vetëm në fillim të fushatës vetëjësuese.

Tutje, ministrja ka bërë të ditur se sfidë për Shqipërinë mbetet riciklimi.

“Edukata e ndarjes në burim të mbetjeve të reciklueshme janë sfidat shumë të mëdha që ne kemi, në mënyrën se si ne sillemi me tokën, ujin, lumenjtën dhe detin. Çka do që ne hedhim në tokë rrejdhë nëpër përrenjë”, ka thënë ajo.

BIRN organizon konferencën e nivelit të lartë për Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.