Takimi Dumoshi Braathu. Foto:MKRS

Ministrja Dumoshi pret në takim përshëndetës ambasadorin Jan Braathu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim përshëndetës ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

MKRS, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ministrja Dumoshi gjatë këtij takimi përveç që e ka e falënderuar dhe i ka uruar ambasadorin Braathu suksese në detyrat e tij të ardhshme, ka thënë se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe MKRS do të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e synimeve të përbashkëta për qytetarët e Kosovës.

“Ministrja theksoi që kjo përkrahje dhe ky bashkëpunim i OSBE-së me ministrinë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në konkretizimin dhe realizimin e shumë projekteve të artistëve, të të rinjve e sportistëve. Ndërkaq, ambasadori Braathu, e falënderoi ministren për pritjen dhe bashkëpunimin duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e ministres Dumoshi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Takimi Dumoshi Braathu. Foto:MKRS