Vlora Dumoshi & Imer Hakaj. Foto: Facebook/Vlora Dumoshi

Ministrja Dumoshi nënshkruan rregulloren për punën e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot rregulloren përmes së cilës përcaktohet funksionimi i Inspektoratit të Trashëgimisë dhe proceduarat e anikimit në këtë inspektorat.

Nënshkrimi i kësaj rregullore është bërë në praninë të Imer Hakajt, drejtor i Inspektorati të Trashëgimisë.

Përmes një postimin në Facebook, ministrja e Kultës Vlora Dumoshi, ka bërë publike nënshkrimin e Rregullores për Kompetencat, Autorizimet dhe Procedurat e Inspektimit dhe të Ankesave në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore (ITK).

“Kam nënshkruar sot Rregulloren për Kompetencat, Autorizimet dhe Procedurat e Inspektimit dhe të Ankesave të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore (ITK), në kuadër të plotësimit të infrastrukturës ligjore të këtij institucioni të trashëgimisë kulturore”, ka thuhet në postimin e ministres në Facebook.

Rregullorja në fjalë, thuhet më tej në postim, se përpos që përcakton kompetencat dhe autorizimet e Inspektoratit, ajo rregullon edhe të drejtën e ankimit në rast të vendimeve të caktuara të institucionit në fjalë.

“Që nga themelimi i këtij institucioni në vitin 2018, ka pasur mangësi të kornizës ligjore dhe me nënshkrimin e këtij akti normativ po definohen saktë kompetencat e ITK-së. Gjatë mandatit tim jam zotuar për angazhim maksimal në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e ministres Dumoshi, me rastin e nënshkrimit të rregullores për ITK-së.