Arkiv - Meliza Haradinaj

Ministrja - deputetëve të Vetëvendosjes: Jeni bërë si klasë e parë, po duhet me ju mbajtë ligjërata

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla në fjalën e saj të parë në Kuvendin e Kosovës ka hedhur kritika të ashpra drejtuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes Kurti.

Haradinaj – Stublla e ka quajtur veten “mësimdhënëse” për deputetët të LVV-së. E gjitha filloi pasi deputeti i LVV-së, Hajrullah Ceku tha se “diplomacia është në pauzë”.

“Jeni bë si klasë e parë, po duhet me ju mbajtë ligjërata nga pak”, tha ajo.

“Për vetëm 50 ditë, ke thy protokollet diplomatike në të gjitha nivelet, keni shkaktu skandalet për Kosovën, se jeni bë si klasa e pare po duhet me ju mbajtë ligjërata nga pak. Na e kanë uru njohjen nga Xhamajka dhe kanë tentu me korr suksese, ju kujtohet “era e ndryshimit”, e keni hedhë iden për faljen e korridorit në detin Adriatik, çnjohje nga Sierra Leone, një ditë pasi e ke hek taksës. E keni sjell në nivelin më të ultë më raportin e ShBA-të me gjuhë si “thika mbi harta” “shampanja në Shtëpinë e Bardhë”. Keni pranu teste nga Serbia, jeni dorezu para Serbisë. Keni defunksionalizu shërbimin e jashtëm, keni tërheq vendimin per diplomatin tonë në Bruskel qe ka pas me mbulu NATO-n për herë të parë në historinë diplomatike të Kosovës. E kam letrën që e ka arsyetu Konjufca është skandaloze, do ta publikojë” , u shpreh ministrja.

Ajo tha se nuk është ndalë tentativa për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Kurrë më të vëmendshëm nuk keni qenë, as të pazhurshëm se kur fola une. Për mu ke hera e parë që po flas, më erdh shumë mirë se keni çka me msu…E përseris, Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka pezullu asnjë aktivitet të fushveprimtarisë së saj, veç dje i kam nënshkru 14 instrumente të aderimit në konventa ndërkombëtare të cilat janë depozitu”, tha ajo.