Ministrja Bajrami paralajmëron takim me homologen e saj nga Shqipëria

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e arsimit.

Sipas një komunikate për media, Minxhozi e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa përmendi bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në arsim Kosova dhe Shqipëria, por edhe ngecjet në projekte dhe marrëveshje të ndryshme.

Kurse, Bajrami shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji e inovacion. Ajo theksoi se së shpejti do të ketë një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, në mënyrë që të kalohen sfidat në implementimin e projekteve dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim.

Bajrami, javën e kaluar e pranoi detyrën si ministre e re e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ajo ka thënë se gjatë mandatit të saj do të mundohet që të rrit numrin e pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet parashkollore si dhe do ta rishikojnë kurrikulën.

Bajrami: Do t’i rishqyrtojmë të gjitha vendimet e Qeverisë Haradinaj

www.kallxo.com