Ministrja Bajrami mbajti takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore, diskutuan për rigjallërimin e ekonomisë
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbajtur takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, ku diskutuan për projektet aktuale, dhe ato që priten të realizohen në tri vitet e ardhshme në Kosovë.
Sipas komunikatës, gjatë takimit u dikutua për punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë.
Bajrami ka falenderuar përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Ndërsa, Paolucci tha se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.