Ministrja Albulena Haxhiu paralajmëron padi ndaj presidentit Thaçi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj presidentit Hashim Thaçi për shpifje.

Ky reagim vjen pasi që Thaçi sonte në TV Dukagjini deklaroi se familjarët e Haxhiut kanë laborator droge.

“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.

Në anën tjetër ajo tha se prokuroria nuk duhet të qëndrojë e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij dhe që duhet ta thërrasë për dëshmi.

Thaçi duke hedhur akuzat drejtuar ministrave të Qeverisë Kurti theksoi se “bërja publike e involvimit direkt dhe të familjarve të saj në kontroll të laboratorëve të drogës nga Albulena Haxhiu”.

Kujtojmë se javë më parë Rrahim Rama, ish-drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, ka deklaruar se familjarë të këshilltares së ministres Haxhiu, Nazlie Balës, kanë laborator të drogës dhe se të njëjtin e ka sekuestruar Agjencia të cilin e drejtonte ai deri para pak ditësh.

Këto pretendime Bala i ka quajtur shpifje dhe ka deponuar padi ndaj Ramës.

Nazlie Bala: Do të deponoj padi ndaj ish-kryeshefit te AAPSK-së, Rrahim Rama