Ministritë që i takojnë Nismës sipas marrëveshjes me LDK-në

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate lidhën marrëveshje për bashkëqeverisje. Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa u  pajtuan që të ndajnë pushtetin në qeverinë e re të cilës pritet t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së.

Lajmin për koalicion e dha vetë lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj.

Në një bisedë për KALLXO.com, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtojë dy ministri në ekzekutivin e ri.

“Pos zëvendëskryeministrit, ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrinë e Punës”, tha Shala.

“Unë jam deputet dhe kryetari i komisionit  ndërsa për emrat do të publikohen nga organet e partisë”, tha ai.

Dje gjatë ditës LDK lidhi koalicion edhe me AAK-në e  Ramush Haradinajt. AAK do të udhëheq me një pozitë të zv/kryeministrit dhe katër ministri.

LDK arrin marrëveshje koalicioni me Nismën Socialdemokrate

LDK arrin marrëveshje koalicioni me Nismën Socialdemokrate

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 29 avril 2020