Ministria për Kthim dhe Komunitete me dy zëvendësministra burra

Pjesë e koaliconit për formimin e qeverisë e cila udhëhiqet nga kryeministrit Avdullah Hoti janë edhe partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë.

Po ashtu në kuadër të ministrive në qeverinë Hoti, është krijuar edhe Minnistria për Kthim dhe Komunitete e cila udhëhiqet nga ministri Dalibor Jevtic.

Jevtic punën e tij si zëvendësministër do ta vazhdojë në një kabinet i cili përbëhet vetëm nga dy zëvendësministra të cilët janë burra, pasi që në këtë ministri nuk është emëruar asnjë grua në pozitën e zëvendësministres.

Në kabinetin e Jevtic bëjnë pjesë Enis Sulejmanovic dhe Selim Kryeziu.

KALLXO.com ka raportuar për ministritë në të cilat nuk është emëruar asnjë grua në pozitën e zëvendësministres.

“Oda” e burrave në Ministrinë e Arban Abrashit