Ilustrim - Shkolla Fillore, "Xhemajl Mustafa", Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Ministria kërkon nga shkollat që çdo ditë të raportojnë rastet me COVID-19

Ministria e Arsmit dhe Shkencës ka zhvilluar aplikacionin “Sistemi për regjistrimin e rasteve me COVID-19” për të përcjellë gjendjen me pandeminë në shkollat e Kosoëvs.

Ky modul është bërë për të regjistruar rastet e dyshimta dhe të konfirmuara me COVID-19 të nxënësve dhe personelit arsimor.

MASh ka njoftuar se ka kërkuar nga të gjitha shkollat, respektivisht Drejtoritë e Arsimit që të raportojnë në baza ditore për rastet e dyshIMTA dhe të konfirmuara me COVID-19.

“Këtë aplikacion MASh e ka zhvilluar me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale, informata të cilat do të lehtësojnë punën e task forcave në nivel të shkollave, të komunave dhe të Ministrisë për përcjelljen e procesit mësimor në kushte pandemie” thuhet në njoftim.

Moduli është përkrahur nga UNICEF.