Kapter Baki Ejupi

Ministria jep detaje si vdiq nënoficeri i FSK-së, Baki Ejupi

Baki Ejupi, 45 vjeçar, nënoficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vdekur sot në vendin e tij të punës.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Ejupi ka vdekur pas një ataku kardiak që pësoi gjatë ditës së sotme.

Ejupi i cili ishte nga fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës, sipas njoftimit të Ministrisë ka shërbyer në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së”, thuhet në njoftim.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Ministria ka bërë të ditur se për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftojë publikun me kohë.

Vdes një pjesëtar i FSK-së

.