Ministria e Shëndetësisë vendos rezervuar me 10 tonë oksigjen në Spitalin e Gjakovës- FOTO

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vendosur një rezervuar me 10 tonë oksigjen si dhe i kanë dërguar 100 boca të reja me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.

“Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme. Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje në njoftim të MSh-së thuhet edhe se pacientët e hospitalizuar me COVID- 19 do të kenë trajtim të veçantë.

“Nga mostrat e marra gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 342 janë shëruar nga #Covid 19. Bashkë ia dalim!”, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë