Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë thotë se po rriten rastet me COVID-19, fton për vaksinim

Ministria e  Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19 pasi që gjatë dy javëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me këtë virus.

Sipas MSh-së kjo ka ndikuar në rritjen e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ministria ftoi edhe qytetarët që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës që të marrin edhe dozën e tretë.

“Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit, është shënuar rritje e rasteve të COVID-19, që ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e rasteve aktive. Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës. Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit”, njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq sot në vend janë regjistruar 43 raste pozitive me COVID-19.