Ministria e Shëndetësisë shpërndan 25 mijë fletë informuese për Coronavirusin

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 25 mijë fletë informuese në lidhje me Coronavirusin.

Sipas një njoftimi të ministrisë këto fletë informuese do të shpërndahen për qytetarët, të cilët vijnë në Kosovë nga vendet e prekura me këtë virus. Këto fletë informuese janë shpërndarë gjatë muajit shkurt nga ministria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rreth 25,000 fleta të këtilla informuese për qytetarët që kanë ardhur në Kosovë nga vendet që kanë regjistruar raste me coronavirus dhe vendet e tjera, si dhe për qytetarët që e kanë lëshuar Kosovën, janë shpërndarë gjatë muajit shkurt nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në pikat hyrëse dhe dalëse në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneton, Emilia Romagnan, Piemonten dhe Lazion.

Në Kinë kanë vdekur 2,592, përderisa më shumë se 77,000 të infektuar janë konfirmuar.

Mijëra raste janë konfirmuar edhe në të paktën 30 vende.

Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi