Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me coronavirus 

Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar qytetarët që t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të coronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje: Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi.

MSh në njoftimin e tyre kanë rekomanduar qytetarët që të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e coronavirusit.

“Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare”, thuhet në njoftimin e MSh.

Kujtojmë se një viktimë është shënuar në Shqipëri nga coronavirusi. Ndërsa në Maqedoninë Veriore janë shënuar 7 raste të infektuar.

Nga vendet e rajonit vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë shënuar ende ndonjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Sipas të dhënave të Index.hr aktualisht janë 121,487 të prekur me Coronavirus, 4,382 kanë vdekur nga virusi dhe 66,912 janë shëruar.