Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj "të pavërtetave" të deputetes Albena Reshitaj

Ministria e Shëndetësisë i ka reaguar deputetes Albena Reshitaj, e cila përmes një postimi në Facebook, kishte shkruar se IKShPK-ja nuk ka pasur përkrahje institucionale gjatë betejës kundër pandemisë.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësië thuhet se shpreh keqardhje për të pavërtetet e vazhdueshme, gjysëm të vërtetat dhe keqpërdorimi i të dhënave faktike  që po i adresohen Ministrisë së Shëndetësië, e në veçanti nga kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj.

Në reagim thuhet se deputetët nuk po përkrahin këëtë betejë, por po lëshohen në krijimin e një klime përçarëse dhe dezinformuese.

Ky është reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e thellë për të pavërtetat e vazhdueshme, gjysmë të vërtetat dhe keqpërdorimin e të dhënave faktike që po i adresohen Ministrisë kryesisht nga deputetë, në veçanti nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për fat të keq, deputetët e nderuar në çdo takim në komision, forum dhe diskutim nuk po i bëhen krah kësaj beteje të paprecedentë në historinë e re por po lëshohen jo rrallë në krijimin e një klime përçarje duke deziformuar jo rrallë, rreth punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve vartëse të saj gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Së fundi, përmes deklarimeve të pamatura e mbi të gjitha jo të vërteta, dezinformojnë për kinse mos-mbështetjen nga ana e Ministrisë të institucioneve të tjera në menaxhimin e Covid-19, diçka që demantohet edhe nga vet rezultatet në terren, të cilat flasin për një menaxhim të mirë të situatës epidemiologjike sa i përket Covid-19. Këto rezultate janë vlerësuar nga shumë raporte të faktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar ku Kosova numërohet në mesin e shteteve me menaxhimin më të mirë të pandemisë për rezultat në mesin e shteteve me shkallën më të ulët të vdekshmërisë nga Covid -19 që është indikatori kryesor për matjen e suksesit të menaxhimit të Covid-19.

Ndonëse të njëjtit janë informuar drejtpërdrejt dhe me dokumentacion nga MSh edhe për hierarkinë e veprimeve gjatë pandemisë, funksionimin e ekipeve mjekësore dhe vet Qendrës Operative Emergjente të MSh-së, të njëjtit, japin informacione publike jo të sakta se kinse nuk dihet kush i kontrollon ekipet mjekësore në terren (në aeroport) dhe ekipet e tjera.

Me këtë, fatkeqësisht, lë të kuptohet se  ata kanë njohuri minimale për organizimin dhe funksionimin e sistemit shëndetësor, në veçanti në kohë të emergjencave të shëndetit publik, e aq më pak për kujdesin shëndetësor dhe skemën e organizimit e funksionimit institucional sipas Planit për Gatishmëri dhe Reagim kundër Covid-19.

Fatkeqësisht, duke qenë të painformuar, plasojnë informacione të tilla të pa argumentuara, konspirative, dhe shpifin dhe akuzojnë për siç thonë ata vjedhje gjatë procedurave të prokurimit në kohën e pandemisë.

I rikujtojmë të njëjtit se MSh ka ftuar autoritet relevante për të monitoruar proceset e prokurimit dhe abuzimeve eventuale (10 mars 2020) pas fillimit të pandemisë si Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës së Kosovës. Një kërkesë e njëjtë është bërë edhe para pak ditësh por edhe në çdo reagim publik është bërë e njëjta edhe publikisht

MSh, sikurse dje, sot, por edhe nesër u ka bërë ftesë të gjitha organeve që të hetojnë çfarëdo hetimi lidhur me secilin abuzim të mundshëm si dhe ka ofruar transparencë të plotë për seclin proces të zhvilluar me interes për publikun që nga fillimi i pandemisë.

MSh shpreh keqardhje që deputët në fjalë kanë përveç mungesës të njohurive, apo bëhen sikur nuk dinë kur flasin për fondet e ndara nga Qeveria e vendit për menaxhimin e pandemisë, të cilat janë derdhur në buxhetin e MSh-së, duke qenë që kjo ministri ka marrë mandatin për udhëhqjen në menaxhimin e kësaj situate dhe sigurimin përmes saj të furnizimeve me mjete mbrojtesë profesionale, jo vetëm për sektorin e shëndetësisë, por edhe për organizatat që kanë kontribuar në luftimin e pandemisë.

MSh, shpreh keqardhje që këta deputetë, por edhe disa të tjerë, duke u fshehur prapa imunitetit të deputetit janë duke u shërbyer me gënjeshtra rrugësh, dhe ofendojnë në mënyrë konsante MSh-në dhe nëpunësit e saj sikurse edhe vet profesionistët shëndetësor, të cilët në mënyrë qesharake dëshirojnë t’i prezantojnë jashtë ombrellës dhe udhëheqjes nga MSh. Konstruksioni i tyre se “punëtorët  shëndetësore dhe gjithë të tjerët kanë punuar mirë, ndërsa MSh keq” është qesharak.

Qytetarët, por edhe ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë publike tashmë kanë njohur suksesin e MSh-së dhe vet institucioneve shëndetësore, bashkë me ministritë dhe organizatat e tjera në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

MSH, pavarësisht të gjitha shpifjeve, me ose pa qëllim, siguron edhe deputetët në fjalë por edhe të gjithë deputetët dhe opinionin publik, se MSh është e përkushtuar ta luftoj deri në fund me sukses pandeminë, të respektojë ligjet në fuqi, të mbështes profesionistët shëndetësor, policët, zjarrfikësit, inspektorët dhe të tjerët  në punën e tyre dhe  të sigurojë shëndetin publik të qytetarëve”.

Ndaj deklaratës së deputetes Reshitaj ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se në takimin e sotëm të Komisionit parlamentar për Shëndetësi, të cilin e kryeson ajo, nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, janë informuar ndër të tjera se “Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve”, se “Instituti nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore” e se “testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore”.

Po ashtu, deputetja ka deklaruar se drejtori Ramadani ka thënë se “IKSHPK-së nuk ka pasë shumë përkrahje institucionale në të kaluarën, duke pas parasysh edhe mungesën e ligjeve të mirëfillta”.

Kjo është deklarata e plotë e deputetes Albena Reshitaj e publikuar në Facebook:

“Me qëllim të informimit nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket situatës me Covid-19 si dhe menagjimit të saj , sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale patëm të ftuar Drejtorin e IKShPK-së z.Naser Ramadanin, dhe Drejtorin e SHSKUK-së z.Basri Sejdiu.

Nga takimi morëm informata që: Një mijë testet e ardhura nga Serbia ende nuk janë përdorur; Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka kapacitete që ti bëhen teste të gjithë të riatdhesuarëve; Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk monitoron situatën nē Veri, pra vetëm mirren të dhënat statistikore; Testimet nē Veri realizohen nga komunat veriore.
Nga drejtori Ramadani morëm informata që Instituti i IKSHPK-së nuk ka pasë shumë përkrahje institucionale në të kaluarën, duke pas parasysh edhe mungesën e ligjeve të mirëfillta.

Sipas Institutit, bazuar në numrin e vogël të testimeve në vendin tonë, lëvizjet në grupe të mëdha pas masave të lehtësimit, tubimet në sheshe, janë të ndalueshme dhe tē rrezikshme!

Shqetësim i disa antarëve të komisionit ishte që ende nuk kemi përgjigje se Kujt i raportojnë ekipet mjekësore që veprojnë në Aeroport!”.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!