Ministria e Shëndetësisë pranon donacion për pacientët me "Fibrozë Cistike"

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 55 mijë e 300 kapsulave të produktit Pancreatin (Creon), që do të mundësojnë furnizimin e pacientëve me “Fibrozë Cistike” për disa muaj të ardhshëm.

Ata kanë njoftuar sasia prej 55 mijë e 300 creon, në doza të 10 mijë dhe të 25 mijë njësive është deponuar në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së dhe do t’u jepet pacientëve sipas protokolleve të trajtimit nga klinika përkatëse e QKUK-së.

Kjo sasi e produktit Creon është donacioni i fondacionit “Project Hope” nga SHBA, përkatësisht Zyra Regjionale e fondacionit në Shkup.