Një person në Prishtinë kalon pranë një murali dedikuar punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja për të frenuar përhapjen e coronavirusit, ndonë rastet e infektimeve kanë rënë gati në zero.

“MSh është duke përgatitur propozimet të cilat do t’i shkojnë Qeverisë për masat e reja. Besojmë që ato do të miratohen shpejt”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për KALLXO.com.

Ndonëse rastet kundër COVID-19 kohëve të fundit në nivel vendi kanë rënë dukshëm si dhe numri i pacientëve të cilët janë duke u trajtuar në klinika dhe spitale është dukshëm i ulët, madje në disa klinika dhe spitale nuk ka fare pacientë me COVID-19, rreziku për përhapje të infeksionit është ende i lartë.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në Kosovë kanë ndërmarrë masa vazhdimisht në mënyrë që të frenohet përhapja e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka njoftuar se një qytetar i infektuar me COVID-19 ka vdekur përderisa tetë qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Aktualisht në Kosovë janë 320 raste aktive me SARS-CoV-2.

KËTU mund t’i gjeni masat e Qeverisë të vendosura më 23.10.2021.

Këto janë masat e reja anti-COVID-19, rregullat dhe orari i qarkullimit