Ministria e Shëndetësisë kërkoi që të hetohen tenderët para se të paraqitej COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë më 10 mars, kur në Kosovë ende nuk ishte paraqitur ndonjë rast me virusin COVID-19, kishte kërkuar nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës dhe nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që të hetohen çmimet e maskave dhe paisjeve mjekësore.

Në kërkesën që iu është bërë këtyre organeve, Ministria kishte thënë se në aktivitetin e parë të prokurimit të iniciuar me emergjencë, për shkak të çmimeve abuzive, e kishte anuluar këtë tender.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesa emergjente nga njësitë përkatëse për inicimin e procedurave për sigurimin e mjeteve për furnizim me paisje dhe material mbrojtës për punëtorë shëndetësorë. Pas inicimit të procedurave për prokurim, ofertat e operatorëve ekonomik kanë qenë  me çmime abuzive të cilat kanë tejkaluar vlerën e parashikuar”, thuhet në kërkesën e Ministrisë.

Ndërsa të dielën, përmes një komunikate  kjo ministri  njoftoi se u ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë COVID-19 të gjitha organeve mbikëqyrëse të Prokurimit Publik, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Policisë së Kosovës – Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik ku autoritet kontraktues është kjo Ministri.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për hetim të shkeljeve të mundshme në tenderët e hapur nga kjo ministri