Ministria e Shëndetësisë ka porositur 50 respiratorë shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kanë porositur blerjen e 50 respiratorëve shtesë si dhe do të porosisin edhe një kontigjent tjetër.

Sipas tij, një pjesë e tyre do të vijnë në Kosovë në prill dhe pjesa tjetër në muajin maj.

“Në Kosovë janë 142 respiratorë, 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat dhe me qëllim që ti forcojmë kapacitete, kemi porositur blerjen edhe të 50 respiratorëve të ri dhe po resim që ti porosisim edhe një  kontigjent tjetër, nga këta 50 një pjesë do të vijë në prill kurse tjetër në muajin maj”, tha ai.

Ministri kërkoi nga qytetarët që të veprojnë me kujdes duke luftuar ndaj coronavirusin.