Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 422 infermierë si staf mbështetës për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për punësimin e 422 infermierëve nëpër komuna për mbështetje të stafit shëndetësorë në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të jenë nëntë (9) pozita të lira, në Gjakovë – njëzetekatër (24), Gllogoc – njëmbëdhjetë (11), Gjilan – njëzetedy (22), Dragash – nëntë (9), Istog – njëmbëdhjetë (11), Kaçanik – pesë (5), Klinë – njëmbëdhjetë (11), Fushë Kosovë – dhjetë (10),           Kamenicë – nëntë (9), Mitrovicë – njëzetedy (22), Lipjan – gjashtëmbëdhjetë (16), Novobërdë – tre (3), Obiliq– tre (3), Rahovec – njëmbëdhjetë (11), Pejë – njëzetegjashtë (26), Podujevë – tetëmbëdhjetë (18), Prishtinë – katër dhjetë e tetë  (48), Prizren – katër dhjetë e dy (42), Skenderaj – trembëdhjetë (13), Shtime – pesë (5), Shtërpcë – pesë (5), Suharekë – tetëmbëdhjetë (18), Ferizaj – tetëmbëdhjetë (18), Viti dhe Kllokot – dymbëdhjetë (12), Vushtrri– tetëmbëdhjetë (18), Malishevë – katërmbëdhjetë (14), Junik – tre (3), Mamushë – tre (3), Hani i Elezit – tre (3).

Sipas Ministrisë, 422 infermierët do të punësohen në Institucione Publike Shëndetësore me kohë të caktuar prej 3 muajsh me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

Paga mujore për secilin nga infermierët do të jetë 422 euro, ndërsa për aplikuesit nevojitet diploma Bachellor në Infermieri të Përgjithshme, licenca valide e punës

Në konkurs thuhet se infermierët e punësuar do të kenë përgjegjësi mbështetjen e stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19).

Ky konkurs është hapur me datë 28 maj 2021 ndërsa do të mbyllet me datën 1 qershor 2021.

Detajet e konkursit i gjeni në këtë LINK.