Ministria e Shëndetësisë furnizohet me Tamiflu

Ministria e Shëndetësisë ka blerë 10 mijë pako Tamiflu përmes një tenderi me procedurë emergjente.

Këto pako të barit Tamiflu kanë kushtuar 16,700 euro ndërsa kompania e cila do ta furnizojë depon e barnave të Ministrisë së Shëndetësisë është MEDITECH.

MSh me këtë sasi të barnave ka planifikuar të furnizohet për tre muaj me radhë.

Kontratën “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-Virus”, Ministria e Shëndetësisë e ka nënshkruar me 8 prill, ndërsa kishte planifikuar të shpenzonte 17 mijë euro.

Tamiflunë e prodhon kompania farmaceutike zvicerane “Roche” nga Zvicra dhe një pako me tableta 75 mg do të kushtojë 1 euro e 67 cent.