Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë demanton lajmin e mediave se në Kosovë ka coronavirus
11.3.2020 - 15:36
Ministria e Shëndetësisë ka demantuar lajmin e publikuar në media se në Kosovë ka coronavirus.
Sipas komunikatës së ministrisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare ka testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.
“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK”, thuhet në komunikatë.
Sipas të dhënave, aktualisht janë 120,570 të prekur me Coronavirus, 4,365 kanë vdekur nga virusi dhe 66,894 janë shëruar.