Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese kundër COVID-19, pas rritjes së rasteve me variantin Omicron.

“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes. Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria ka thënë se në qendrat e vaksinimit për COVID-19, qytetarët mund të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal.

“Një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e ministrisë.