Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Foto: Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë prezanton manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot do të prezantojë manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19.

Konferenca pritet të mbahet sot në ora 13:00, ndërsa manualin pritet ta prezantojë ministri Armend Zemaj.

252 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë kësaj jave që nga e hëna.

Të hënën, më 8 qershor, janë konfirmuar 29 raste, më 9 qershor janë konfirmuar 6 raste, më 10 qershor 29 raste, më 11 qershor 28 raste, të premten më 12 qershor 58 raste, më 13 qershor 53 raste ndërsa të dielën me 14 qershor janë konfirmuar 49 raste.

Dje janë konfirmuar 49 raste në 12 komuna të Kosovës duke e çuar numrin e të prekurve në 1,486.

33 persona kanë vdekur me COVID-19 ndërsa janë shëruar 953 persona.

Për një javë 252 raste pozitive me coronavirus në Kosovë