Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës/Facebook

Ministria e Punëve të Jashtme: Udhëzimet për personat që udhëtojnë drejt Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejt Kosovës dhe nga Kosova në vende të tjera.

“Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë sa i përket infektimit dhe përhapjes së COVID-19.

Ministria ka deklaruar se të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët do të njoftohen me kohë.

Në këtë udhëzim janë të publikuara të dhënat për personat që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Finlanda, Çekia, Letonia, Lituania, Estonia, Kroacia, Austria, Greqia, Suedia, Islanda, Gjermania, Hungaria, Belgjika, Danimarka, Bullgaria, Portugalia, Zvicra, Norvegjia.

Më poshtë gjeni postimin e Ministrisë së bashku me udhëzimet.

Publiée par Ministry of Foreign Affairs – Republic of Kosovo sur Dimanche 19 juillet 2020