Ministria e Punëve të Jashtme: Janë konfirmuar 10 të vdekur nga aksidenti në Kroaci, 15 të tjerë në gjendje të rëndë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se deri më tani nga të dhëna të konfirmuara si pasojë e aksidentit me autobus në Sllavonski Brod të Kroacisë, 10 persona kanë vdekur, 44 të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa 15 janë me lëndime të rënda.

MPJD ka thënë se  Qeveria do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme.

“MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në njoftim.