Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë uron Shqipërinë në 110 vjetorin e pavarësisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Serbisë, e ka uruar Shqipërinë në 110-vjetorin e pavarësisë së saj.

“I dërgojmë urimet tona tek ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe populli i Shqipërisë  me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe” – thuhet në postimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në Twitter.

Sot Shqipëria shënon 110-vjetorin e pavarësisë, kjo festë po festohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

Të pranishëm në Shqipëri për shënimin e kësaj feste janë të gjithë krerët e Kosovës.

Krahas pavarësisë së Shqipërisë, kjo datë shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.