Foto: Ministria e Mbrojtjes/Facebook

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të rinjtë e të rejat e Kosovës se ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e studimeve Bachelor për vitin akademik 2022/2023.

Në këtë njoftim është thënë se kandidatët aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ëeb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

“Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular”, është thënë tutje.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Tutje është thënë se Ministria e Mbrojtjes këtë konkurs e shpall pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes është shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë.

Për këtë arsye thuhet se do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

Për informata plotësuese, në njoftim është thënë se mund të kontaktoni në numrat e telefonave 038- 555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.