Ministria e Mbrojtjes së shpejti me konkurs për 75 pozita

Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të hap një konkurs për 75 pozita specialistike.

Në një njoftim të kësaj ministrie janë përshkruar 18 pozita të ndryshme, duke përfshirë mjek specialist, biokimist, zyrtar ligjor e të tjera pozita.

“Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngritën dhe kapacitetet e resurseve humane”, thuhet në njoftim.

Pozitat për të cilat do të hapet konkursi janë:

  1. Mjek specialist
  2. Infermier
  3. Asistent i Stomatologjisë
  4. Biokimist
  5. Psikolog/Psikolog Klinik
  6. Teknik i Veterinarisë
  7. Zyrtar Ligjor
  8. Specialist për mbrojtje kibernetike
  9. Zhvillues i Sistemeve
  10. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
  11. Menaxher i Ëeb Faqes
  12. Zyrtar për Mirëqenie
  13. Zyrtar për cilësi
  14. Teknik i ushqimit
  15. Hidroinxhinier
  16. Inxhinier i Ndërtimtarisë
  17. Zjarrfikës
  18. Mekanik
  19. Inspektues i derivateve
  20. Ligjërues/Instruktor i vozitjes

Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të realizoj tranzicionin e suksesshëm të FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional, në përputhje me standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.

Andaj, ftojmë të gjithë të interesuarit të cilët duan t’i shërbejnë atdheut që të aplikojnë për pozitat specialistike të cilat do të bëhen të ditura sapo të hapet zyrtarisht konkursi.

Ne ju garantojmë një proces të drejtë dhe transparent në përputhje të plotë me të gjitha normat, kriteret dhe procedurat në fuqi.