Pjesëtarë të FSK-së - foto nga arkivi

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik të kandidatëve për ushtarë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka publikuar rezultatet e testit fizik për rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në njoftim bëhet e ditur se për shkak të pandemisë së COVID-19, për testimin e radhës, testi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme, kandidatët do të njoftohen në fund të muajit janar përmes web-faqes.

Konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj në FSK ishte hapur më 10 deri më 21 gusht të këtij viti, ndërsa të drejtë aplikimi kishin të gjithë kandidatët nga mosha 18-23 vjet.

Rezultatet e plota të testit fizik mund t’i gjeni KËTU.