Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik për ushtarë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar testin fizik për ushtarë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë konkurs kanë aplikuar më tepër më se 5,359 kandidatë, ndërsa ata që kanë kaluar testin fizikë janë 2,278 kandidatë.

Konkursi ishte i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020. Kurse të drejtë aplikimi kishin personat nga 18-23 vjet.

Këto janë rezultate fillestare pasi kandidatët që nuk e kanë kaluar testin fizik kanë të drejtë ankese.

“Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit”, thuhet në njoftim.

Rekrutimin e ushtarëve të rinj është duke u monitoruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN.

KËTU mund të gjeni rezultatet e publikuara.