Ministria e Mbrojtjes publikon listën finale të kandidatëve për kadetë

Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar listën finale për kandidatët për kadetë që kanë aplikuar për Qendrën për Studime Universitare në FSK, si dhe kandidatët që kanë aplikuar për studime në Akademinë Ushtarake në Turqi, Akademinë Ushtarake në Zagreb, në Maqedoni dhe atë të Gjermanisë.

Kjo listë është publikuar pas shqyrtimit të ankesave nga bordi përzgjedhës dhe bordi i ankesave, të cilët kanë miratuar listën finale të aplikacioneve të kandidatëve, bazuar në kriteret që janë të publikuara në konkurs.

“Kandidatët të cilët janë proceduar me vërejtje, duhet të plotësojnë dosjen sipas shënimeve në vërejtje deri më datë 20.07.2021, përndryshe do të eliminohen nga procesi i përzgjedhjes. Kandidatët të cilët janë eliminuar janë në listën e dytë, ndërsa arsyetimi gjendet në pjesën e vërejtjeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje thuhet se në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mban të drejtën e përditësimit të listës fillestare, kurse për fazën e testimeve, kandidatët do të njoftohen me kohë.

Në këtë link mund të gjeni listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar procesit të testimit.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/22 më 31 maj të këtij viti.

Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj