Ministria e Mbrojtjes pranon ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se sot kanë pranuar ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së.

Mehaj tha se perkundër se nuk kanë forca detare kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

Kjo ofertë sipas ministrit Mehaj erdhi nga miqtë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze. Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit”, thuhet në njoftimin e Ministrit.

Mehaj tha se Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve.

Gjithashtu u ka drejtuar falënderim dhe mirënjohje e përjetshme SHBA-në për mbështetjen sic tha ai të parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Ndryshe, nw prill tw kwtij viti Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku ishin përzgjedhur për Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point.

Kosova edhe këtë vit me kadet në Akademitë Ushtarake në SHBA